
Princi William, i cili tanimë ka marrë titullin princi i Wales, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së mbretëreshës.
"Të enjten, bota humbi një udhëheqëse të jashtëzakonshme", nisi deklaratën ai, duke shtuar se përkushtimi i mbretëreshës për vendin e saj ishte absolut.
"Unë, gjithsesi, humba gjyshen. Dhe ndërkohë që vuaj humbjen e saj, ndihem shumë mirënjohës. Unë kam pasur fatin (të marr) mençurinë dhe sigurinë e mbretëreshës për në 5 dekada.
Unë dhe gruaja ime kemi qënë nën mbikëqyrjen dhe mbështjetjen e saj për më shumë se 20 vite. Fëmijët e mi kanë kaluar pushimet me të dhe kanë krijuar kujtime që do t'i mbajnë mend përgjithmonë.
Ajo ishte përkrah meje në momentet më të lumtura. Ishte krah meje edhe në momentet më të trishta të jetës sime.
E dija që kjo ditë do të vinte, por do të kalojë ca kohë derisa ta ndiej realitetin pa gjyshen".
William citoi gjyshen, mbretëreshën Elizabeth II dhe u shpreh: "Gjyshja ime ka thënë se dhimbja është çmimi që paguajmë për dashurinë. I gjithë pikëllimi që do të ndiejmë në javët në vazhdim do të jetë testament për dashurinë që kishim për mbretëreshën tonë të jashtëzakonshme".
Deklarata u mbyll me premtimin se princi i Wales do ta mbështeste të atin në rrugëtimin e tij. "Do ta nderoj kujtimin e saj duke mbështetur tim atë, mbretin, në të gjitha mënyrat".
Artikuj të sugjeruar: