
Princ William dhe Kate Middleton u ribashkuan me princ Harry dhe Meghan Markle, për të mbajtur homazhe ndaj mbretëreshës Elizabeth II.
The Prince and Princess of Wales are joined by Prince Harry and Meghan Markle in Windsor as they view the floral tributes left for Queen Elizabeth II.
— GB News (@GBNEWS) September 10, 2022
? Freeview 236, Sky 515, Virgin 604
? GB News YouTube: https://t.co/Wa58gYGZwF pic.twitter.com/wf1hKgiUE2
Bashkimi i papritur erdhi pas vdekjes së Shkëlqesisë së Saj, në moshën 96-vjeçare. Të katërt pjesëtarët e familjes mbretërore ishin veshur me të zeza dhe u fotografuan duke parë lulet e vendosura në pjesën e jashtme të kështjellës Windsor.

Pas konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes William dhe Harry, kjo është hera e parë që ata shihen së bashku dhe sipas burimeve, hapin e parë e hodhi William, i cili pyeti Harry-n nëse ai dhe Meghan dëshironin t'i bashkoheshin William dhe Kate.

Ndërkohë, të dyja princeshat ngushëlluan bashkëshortët e tyre në një moment kaq të vështirë.


Tanimë, të dy çiftet po qëndrojnë në kështjellën Windsor, së bashku me pjesën tjetër të familjes.
Artikuj të sugjeruar: