Bota

Ky çift hapi letrën që mori nga mbretëresha, ditën kur ajo ndërroi jetë

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2022

Ky çift hapi letrën që mori nga mbretëresha, ditën

Një çift britanik mes emocionesh kanë treguar për letrën e dërguar nga mbretëresha në ditën e përvjetorit të dasmës. Letra, u hap pikërisht në 60-vjetorin e tyre të martesës që rastësisht përkoi me ditën e ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth. 

Tricia dhe Ray Pont from Godalming, u shprehën se dëgjuan për gjendjen e rënduar shëndetësore të rënduar të mbretëreshës dhe dolën të festonin ditën e tyre të shënuar, aty ku vendosën edhe të hapnin letrën e saj.

Ky çift hapi letrën që mori nga mbretëresha, ditën

Të moshuarit thanë se ishte "ditë e mbushur me emocione të ndryshme" dhe se "nuk do ta harronin kurrë atë". Të gjithë çiftet që arrinin 60 vite martesë, merrnin një urim nga monarkja.

"Isha kaq e emocionuar kur hapa letrën. E mendova si një moment shumë të veçantë për familjen tonë. Ajo që e bën edhe më të shtrenjtë këtë letër është se ne kemi qenë njerëzit e fundit që morëm një urim prej saj, para se të largohej. Pasi morëm vesh lajmin, pamë letrën dhe nisëm të lotonim të dy."-tregon gruaja.

Ky çift hapi letrën që mori nga mbretëresha, ditën

Në shënimin e dërguar në emër të mbretëreshës Elizabeth shkruhej:

"Jam shumë e lumtur të mësoj se jeni duke festuar përvjetorin e shtrenjtë të 60-vjetorit në 8 shtator 2022. Ju dërgoj urimet më të mira në këtë datë të veçantë."