Kinema & TV

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është gati: Si duket Ariel në 2022-shin?

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2022

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është

Ju mund të mendoni çfarë të doni, por është fakt që Disney ka një fiksim për të risjellë filmat ikonikë të viteve '90 dhe ne s'mund të jemi më entuziastë se kaq. 

Filmi i radhës është një remake i "The Little Mermaid" ?‍??. Ju ndoshta mbani mend Arielin e 1989, por është koha të shihni Arielin e 2022-shit- 

Në rast se për ndonjë arsye keni harruar subjektin e filmit aq të dashur bëhet fjalë për princeshën Ariel dhe princin Eric. Kaq ju mjafton.

Versioni i ri, vjen me regji të Rob Marshall, por e dimë që i gjithë kurioziteti juaj është për Ariel..

Traileri është gati dhe mund ta shihni si duket sirena në 2022-shin!

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është

Halle Bailey është shndërruar në princeshën Ariel dhe duket se ka dhënë 100% e saj për t'i ngjarë. Bishti, flokët, zëri melodioz dhe gjithçka tjetër për të na kthyer në kujtime.

Po princ Eric kush është?

Jonah Hauer-King dhe s'mund të pretendonim më shumë! 

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është

Ju garantojmë që kur të shihni Javier Bardem si Mbretin Triton do harroni dy të parët...

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është

Prandaj për t'i balancuar pak gjërat shihni Ursulën! Aktorja Melissa McCarthy do të jetë Ursula e re.

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është

Kurse Daveed Diggs do tw luajw nw rolin e Sebastian.

Filmi ‘Little Mermaid' rikthehet dhe traileri i ri është

Kur do të mund ta shohim filmin?

Deri më tani thuhet se lançimi është planifikuar në maj të 2023-shit, por Disney s'ka bërë ende një konfirmim zyrtar, prandaj për momentin kënaquni me trailerin.

Burimi: Cosmopolitan