Fansat e ish-çiftit Mozzik dhe Loredana kanë nisur aludimet për një ribashkim të mundshëm.
Ku i bazojnë dyshimet? Epo, krejt papritur (ose jo dhe aq), Loredana vendosi të rikthente nga arkiva fotot me Mozzik.
View this post on Instagram
Në shumë prej tyre, njerëzit kanë nisur me komentet të tipit “shpresojmë të jeni kthyer bashkë”, “na kënaqët”, “rini rehat tani”. Nga ana e Mozzik, nuk ka ndonjë veprim të çuditshëm. Të dy vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Në fund të gushtit, publikimi i një videoje që dukej si dedikim për Mozzik i bëri lëmsh fansat e reperes, ndonëse më vonë ajo sqaroi se ishte thjesht një trend. Epo, mos ndoshta jo?!