Për herë të dytë Zendaya bën histori me çmimet Emmy! Aktorja ka fituar sërish çmimin si "Aktorja më e mirë në rol protagonist në një serial dramatik" për "Euphoria". 26-vjeçarja është aktorja më e re që fiton këtë çmim 2 herë në historinë e çmimeve Emmy dhe gruaja e parë me ngjyrë që kryeson si "Aktorja më e mirë protagoniste në një serial dramatik."
E veshur me një fustan Valentino dhe aksesorë Bulgari, Zendaya e nisi fjalimin e saj duke falenderuar platformën e HBO-së, "që krijoi një hapësirë të sigurtë në krijimin e këtij seriali kaq të vështirë" dhe nuk harroi të përmendte të gjithë ata që besuan tek ajo në ditët kur s'i besonte as vetes.
Here’s Zendaya’s mom ëatching her daughter ëin her second Emmy. She ëas ëiping aëay tears. #emmys pic.tëitter.com/3vrdSZI79j
— Rebecca Ford (@Beccamford) September 13, 2022
"Dëshira ime më e madhe për Euphoria-n është që ky serial të mund të ndihmojë njerëzit të shërohen dhe dua thjesht të falenderoj këdo që ka ndarë me mua historinë e tij. Dua që të dini (se kushdo që e ka dashur Rue ose është ndjerë si Rue), ju jam shumë mirënjohëse për historitë tuaja dhe i mbaj ato gjithnjë me vete."
Në 2020-ën, Zendaya fitoi Emmy-n e saj të parë për aktrimin e bërë në rolin e Rue, Euphoria, serial të cilin ajo e quan si "një terren gjigant mësimi" për të.