
A s’ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë Mërkuri? Mesa duket, jo. Sërish në prapavijë, gati për të na ndërlikuar jetën.
Gjithsesi, edhe një prapavije mund t’i mbijetosh, mjafton të ndjekësh këto këshilla:
1. Shikoje gjithçka 2 herë
Le të themi që duhet të nënshkruash patjetër një kontratë dhe nuk e shtyn dot; ajo që duhet të bësh është të lexosh me vëmendje, madje edhe dy herë çdo pikë (veçanërisht ato që janë me gërma të vogla, sepse ti e di, djalli fshihet në detaje). E njëjta gjë vlen edhe për e-maile dhe projekte që ke në dorë.
2. Komuniko qartë
Konfuzioni është sinonimi i prapavijës së Mërkurit, ndaj rrallë ndodh që të kesh të njëjtin mendim me të tjerët. Ajo që duhet të bësh është të komunikosh në mënyrë të qartë dhe të jesh shumë i/e saktë në artikulim, në mënyrë që të shmangësh ndonjë keqkuptim të mundshëm.
3. Bëhu “kameleon”
Ji më fleksibël/e dhe mundohu të përshtatesh me situata dhe karaktere të ndryshme. Merr frymë thellë, qetësohu, shko me rrymën, por mos harro të shijosh momentin.
4. Lëre pas dramën
Skandalet, sekretet, ish-at, të gjitha i përkasin të shkuarës.
5. Pranoji sfidat
Pranoji të gjitha ato situata sfiduese që të dalin përpara. Kur gjithçka duket kaotike, bëj një hap pas, mendo ç’mësim do të marrësh nga kjo përvojë dhe nis të bësh pjesën tënde. Pavarësisht prapavijës, universi është me ty në çdo hap.
Artikuj të sugjeruar: