Celebrity

“Do të të dua gjithmonë”: Drew Barrymore shpërthen në lot pas takimit me ish-të dashurin

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

“Do të të dua gjithmonë”: Drew Barrymore
Drew Barrymore Show

Drew Barrymore është fiks rasti që jo çdo ish është një përvojë e keqe dhe sfiduese. Ajo ritakoi ish-të dashurin, Justin Long, në episodin e “Drew Barrymore Show” dhe gjithë situata ishte e ndjerë dhe e mbushur me emocione shumë të forta për aktoren 47-vjeçare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Drew Barrymore Show (@thedrewbarrymoreshow)

Ajo dhe Long kanë qenë bashkë për 3 vite, në periudhën 2007-2010 dhe Drew u shpreh shumë mirënjohëse që kishte një person si Long në jetën e saj. “Do të të dua gjithmonë kaq shumë”, tha ajo. “Ke qenë shumë i rëndësishëm për mua…ndihem sikur kemi kaluar kaq shumë gjëra bashkë”.

Drew vijoi duke thënë se kur flisnin bashkë në FaceTime, donte t’i tregonte Justin sa shumë ishte pjekur dhe sa ndryshe ishte nga periudha kur kishin qënë të lidhur.

Sigurisht, edhe Justin ndau të njëjtin mendim, duke e vlerësuar aktoren si “më të mirën”. Ai tha se e adhuronte faktin që e mbajtën të paprekur dashurinë e tyre. “Do të të dua gjithmonë. Jam i lumtur që ende e kam këtë ndjesi. E kam sinqerisht. Do të të dua gjithmonë”, u shpreh Justin Long.

Artikuj të sugjeruar: