Celebrity

Britney Spears shokon me komentet për balerinat: Christina Aguilera i bën unfollow në Instagram

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

Britney Spears shokon me komentet për balerinat: Christina Aguilera i

Komentet e fundit të Britney Spears në Instagram bënë që këngëtarja të përballej me shumë kritika.

Në një postim të diskutueshëm, Spears shkroi ndër të tjera se “nëse do të kisha balerinat e Christina Aguilera-s, do të dukesha e vogël.”

Përpos kësaj, ajo e shoqëroi shkrimin me një citim të Rodney Dangerfield që thotë: “Kam kuptuar se kishte vetëm një mënyrë për t'u dukur i dobët: të shoqërohesh me njerëz të shëndoshë.”

Britney Spears shokon me komentet për balerinat: Christina Aguilera i

“Të turpërosh të tjerët për trupin nuk është ok,” shkroi dikush. “Duhet ta fshish këtë postim,” tha një tjetër. “Kjo është e vrazhdë. Jam e zhgënjyer,” lexohet në një tjetër koment. “Nuk ka nevojë të ulësh një grua që të ndihesh mirë me veten.”

Pas komentit të saj, Christina Aguilera hoqi Britney-n nga Instagrami.

Në fillim të kësaj jave, Britney pranoi për ndjekësit e saj në Instagram se ajo "në mënyrë të pandërgjegjshme" dëshiron të "fyejë njerëzit" sepse ka qenë "shumë e fyer" gjatë gjithë jetës së saj, veçanërisht gjatë kohës kur ishte nën kujdestarinë e të atit, i cili kishte kontroll mbi çdo veprim dhe vendim të jetës së saj.