Celebrity

Gjejeni pak si kush u vesh Pete në Emmy 2022? (khëm Kanye West khëm)

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

Gjejeni pak si kush u vesh Pete në Emmy 2022? (khëm Kanye West

Ylli i “Saturday Night Live” u shfaq në Emmy 2022 me një veshje e cila për hir të së vërtetës nuk mund të mos vihej re nga njerëzit e fiksuar pas detajeve.

Pete Davidson u shfaq në skenë për të prezantuar çmimin “Seriali më i mirë komedi” me një veshje që ka vend në të kaluarën e ish-të dashurës, Kim Kardashian.

Gjejeni pak si kush u vesh Pete në Emmy 2022? (khëm Kanye West

Davidson zgjodhi një xhaketë gri Dickies, pantallona gri dhe syze dielli të bardha. Veshja është pothuajse identike me atë të Kanye West në Met Gala 2019.

Asokohe, Kanye zgjodhi këtë veshje jo rastësisht, por sepse donte të largonte vëmendjen nga vetja dhe të gjithë të fokusoheshin te Kim, e cila veshi fustanin e famshëm të dizenjuar nga Thierry Mugler.

Gjejeni pak si kush u vesh Pete në Emmy 2022? (khëm Kanye West

Tani, Kanye West po stilon Pete Davidston? Pete po përpiqet t’i bëjë përshtypje Kim-it me stilin e ri? Apo thjesht do të ngacmojë pak Kanye-n? Ose, ishte thjesht rastësi. Kush i merr vesh!