Meghan Markle u filmua në një moment disi të sikletshëm teksa ishte në shoqërinë e princit Harry, princit William dhe princeshës Kate Middleton.
Ata ndodheshin jashtë kështjellës Windsor, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të vajtuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II. Në një video të kapur nga një i pranishëm, Meghan u pa duke mbajtur një buqetë me lule. Një ndihmës i pallatit mbretëror iu afrua për t’ia hequr. Meghan e refuzoi duke i thënë se do t’i vendoste vetë para se të kthehej nga turma me buqetën në krahë.
Pak çaste më vonë, një ndihmëse tjetër u afrua dhe mori lulet e Harry-t dhe të Meghan-it, e cila refuzoi sërish, por “u dorëzua” pasi ndihmësja i shpjegoi situatën.
The first aide tried unsuccessfully to take the flowers from her. pic.twitter.com/4w32pNPrek
— squishyhugz (@squishyhugz) September 11, 2022
Lulet duhet të hiqen nga mbretërorët për arsye sigurie – një pajisje shpërthyese, gaz, insekt helmues ose shumë gjëra të tjera.
Nëpër komente, disa njerëz vënë në dukje se veprimi i Meghan-it tregon dëshirën e saj për të qenë në qendër të vëmendjes. Sipas tyre, dukesha vendosi t’i mbante lulet (që ishin për mbretëreshën) sepse donte të fotografohej me to. Ndërsa disa të tjerë thonë se ndoshta thjesht nuk e ka ditur se mund të ishin rrezik për sigurinë.
- Fjalët e princit Louis kur mori vesh për vdekjen e mbretëreshës, janë kaq të ëmbla
- Fjalimi i lamtumirës së princ Harry-it për mbretëreshën: 'Gjyshe, të jam përjetësisht mirënjohës'
- Tensione në pallat: Charles i tha në mënyrë të prerë Harry-t të mos e merrte me vete Meghan
- Mbretëresha Elizabeth shkroi një letër, e cila s’mund të hapet deri në vitin 2085
- Momenti i mbretit Charles në ‘ditën e parë të punës’ bëhet viral
- Jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar: Charles III është mbret edhe në këto shtete
- Sozia e mbretëreshës Elizabeth, pas 34 vitesh heq dorë nga puna e saj në shenjë respekti