Marredhenie

A keni një nënë narciste? Bëjini vetes këto pyetje

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

A keni një nënë narciste? Bëjini vetes këto pyetje

Nëse nëna është narciste, ajo mund të duket vetëmohuese - si dikush që gjithmonë bën gjëra për fëmijët e saj dhe nuk mendon kurrë për veten. Ajo vepron kështu sepse dëshiron vëmendje dhe duhet të përfshihet në çdo vendim.

Nëse jeni të rritur, ajo mund të jetë shumë e përfshirë në jetën tuaj. Ndoshta po planifikoni një martesë, por ajo nuk pranon të vijë nëse ftoni babanë. Ose kur flisni, ajo gjithmonë e kthen përqendrimin te vetja. 

Nëse nëna juaj është narciste, mund të jetë emocionalisht manipuluese, thotë Mark Ettensohn, autor i “Demaskimi i narcizmit: Një udhërrëfyes për kuptimin e narcistit në jetën tuaj”. Prindërit narcistë mund të japin reagime pozitive jorealiste të cilat papritmas mund të kthehen në kritika tepër të ashpra ose ndëshkuese.

Të jetosh me një nënë narciste është e vështirë. Narcistët janë shumë të zhytur në vetvete dhe shpesh i shohin fëmijët e tyre si zgjerime të vetes. "Shpesh fëmijët ndihen të padëgjuar, të panjohur dhe të përdorur nga prindërit e tyre narcisistë," thotë për WebMD Kimberly Perlin, një punonjëse sociale e licencuar.

Si të identifikoni një narcist? 

- Një ndjenjë e fortë e madhështisë (nivele të larta të vetëvlerësimit, rëndësisë, vetëbesimit dhe ndjenjës se janë superiorë ndaj të tjerëve)
- Qëndrim ose sjellje arrogante
- Përfitojnë nga të tjerët për të marrë atë që duan
- Besojnë se ata janë unikë ose të veçantë
- Ekzagjërojnë arritjet dhe talentet
- Nevojë e tepërt për admirim
- Mungesë ndjeshmërie
- Ndjenja zilie
- Fantazi për sukses
- Mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë trajtim të veçantë

Perlin thotë t'i bëni vetes këto pyetje për të kuptuar nëse nëna juaj është narciste:

1. A mund t’i pranojë ajo reagimet negative?
2. A duket tepër e shqetësuar për mënyrën se si duket për të tjerët?
3. A ka nevojë për komplimente dhe reagime pozitive për t’u ndjerë e mbështetur?
4. A ka nevojë që të tjerët ta dinë që ajo është më e mbingarkuar, e nënvlerësuar ose që bën maksimumin si nënë?
5. A ta bën të qartë se i detyrohesh?
6. A mendoni se duhet të jeni në një mënyrë të caktuar ose të arrini diçka që të keni dashurinë dhe miratimin e saj?
7. A e kërkon ajo vëmendjen në një mënyrë të çuditshme ose të pakëndshme?

"Nëse u përgjigjeni shumë prej pyetjeve me “po” dhe sjellja e saj është e qëndrueshme me kalimin e kohës, mund të bëhet fjalë për narcizmin," thotë Perlin.

Burimet: "How a Parent's Narcissistic Personality Disorder Affects Their Child" (William E Krill Jr),  WebMD