Celebrity

Twitter mendon se Meghan Markle mbante të fshehur një mikrofon

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2022

Twitter mendon se Meghan Markle mbante të fshehur një mikrofon

Meghan Mic-le? Njerëzit në Twitter po spekulojnë se Meghan Markle kishte një mikrofon sekret nën fustanin e saj teksa përshëndeste njerëzit në kështjellën Windsor të shtunën, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Disa njerëz vunë re një rrudhë misterioze në formë katrori në fustanin e dukeshës. Sipas shumë komenteve, ajo mund ta ketë përdorur mikrofonin për të mbledhur materiale për prodhimet e saj në Netflix.

Twitter mendon se Meghan Markle mbante të fshehur një mikrofon

“Nuk mund ta besoj që ajo po e regjistron këtë. Është thjesht toksike,” tha dikush. “A po e përdor Meghan Markle mikrofonin për të përdorur vdekjen e mbretëreshës për shfaqjen e saj në Netflix?” pyeti një tjetër.

Twitter mendon se Meghan Markle mbante të fshehur një mikrofon

Megjithatë, të tjerë vunë në dukje se spekulimet ishin të papërshtatshme dhe ka të ngjarë të jenë të pavërteta. “Lëreni Harry-n dhe Meghan-in rehat,” tha dikush. Një tjetër përdoruese e Twitter spekuloi se mund të jetë një aparat që mat nivelet e sheqerit në gjak, pasi “shtatzënia në fillim të të 40-ave mund të shkaktojë hipoglicemi.”

Një burim i brendshëm tha për Page Six se akuza është e pabazë. “Kjo është çmenduri dhe në fakt e dëmshme për të. Sigurisht që ajo nuk mbante mikrofon.”