Celebrity

Huh? Nuk e merrni dot me mend sa faqe ishte fjalimi i Ben Affleck për J.Lo

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2022

Huh? Nuk e merrni dot me mend sa faqe ishte fjalimi i Ben Affleck për J.Lo

Ben Affleck mori kohën e tij për të shkruar fjalimin për Jennifer Lopez të cilin e lexoi në ditën e dasmës...dhe nuk e merrni dot me mend sa faqe ishte.

Kineasti Kevin Smith zbuloi se Ben shprehu dashurinë e tij për Jennifer Lopez në një fjalim 12 faqe gjatë dasmës së tyre në gusht.

"Ai është një nga shkrimtarët e mi të preferuar në planet," vuri në dukje producenti i "Clerks" gjatë një paraqitje në The View". "Ai i shkroi zotimet e tij - ata [të dy] i shkruan zotimet e tyre, por ai shkroi një fjalim të gjatë që ia lexoi asaj në dasmë, i cili të lë pa frymë."

12 faqe fjalim? E lexoni të gjithin?! Ndërkohë të ftuarit:
Huh? Nuk e merrni dot me mend sa faqe ishte fjalimi i Ben Affleck për J.Lo

Nejse, vazhdojmë!

“Edhe një robot me zemër të ftohtë do të largohej nga ceremonia duke menduar, ‘Oh Zot, dashuria e vërtetë ekziston!” tha Smith. “Ishte një fund përrallor. [Jennifer Lopez] ka shije të patëmetë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. [Lopez] dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastikë.”

Huh? Nuk e merrni dot me mend sa faqe ishte fjalimi i Ben Affleck për J.Lo

Smith dhe Affleck kanë një miqësi të fortë pasi kanë punuar së bashku në filma të ndryshëm gjatë viteve, duke përfshirë Clerks II", "Dogma" dhe "Jay and Silent Bob Strike Back".

Bennifer 2.0 u martuan në rezidencën e Affleck në Geogria më 20 gusht, një muaj pasi u martuan në Las Vegas.