
Nëse do një veshje të sofistikuar dhe ekstravagante, thjesht frymëzohu nga EmRata.
Emily na mahniti në sfilatën e Tory Burch, në Javës së Modës në Neë York dhe prezantoi 2 ngjyrat më të bukura dhe të kombinueshme të vjeshtës: kafen dhe portokallinë.
View this post on Instagram
Një fund i gjatë në ngjyrë portokalli vibrante dhe një bluzë transparente në ngjyrë të kaftë, e cila lehtësisht mund të përdoret edhe si fustan, çuditërisht krijuan një kombinim perfekt. Veshja u plotësua me vathë të mëdhenj që ranë menjëherë në sy. Gjithashtu, një rrip me një çantëz të vogël prej lëkure i shtoi magjinë gjithë kombinimit.
Nëse do të tjera ide kombinimi me këto ngjyra fantastike, ja ku i ke:
Pantallona dhe bluzë oversize

Fund saten dhe bluzë e lirshme

Fund saten dhe pulovër

Kostum lino dhe xhaketë lëkure

Fustan, golf dhe rrip

Fustan dhe golf

Fund i shkurtër dhe pulovër

Pantallona lëkure dhe golf

Pantallona të gjera dhe pulovër

Kostum dhe golf

Artikuj të sugjeruar: