
Kim Kardashian ishte e ftuar në “The Late Late Show with James Corden” dhe bëri naaamin, pasi foli për ndarjen nga Pete Davidson, si e do të dashurin e ardhshëm, si dhe tregoi një histori ku Kris Jenner i mori vëmendjen dhe një çantë Chanel.
Kim tregoi për bashkëpunimin e parë më Karl Lagerfeld, për të cilin kishte dëgjuar se ishte shumë zemërmirë, pasi i dhuronte të gjithëve atyre me të cilët bashkëpunonte, një çantë Chanel.
Kim, u paraqit për një set fotografik, u çoi mesazh të gjithë miqve, u emocionua pa fund dhe priti momentin kur çanta do të vinte, por Kris kishte të tjera plane.
Ajo erdhi në set e veshur nga koka te këmbët me Chanel dhe Karl thjesht e adhuroi pa fund. Sipas Kim, ata folën për gjiiithçka! Gjithsesi, ende ekzistonte mundësia për të marrë një Chanel.
“Ai erdhi me një çantë vintage me kristale të zinj dhe ishte hera e parë që e shihja”, tha Kim. “U drejtua nga unë dhe tha “Ishte një kënaqësi shumë e madhe që të njoha”, thjesht më tejkaloi dhe ia dha çantën Kris Jenner”.
Ja modeli (perfekt apo jo?):
Kim e përjetoi shumë keq këtë moment. “Dhe unë shkova në tualet, nisa të qaja në mënyrë histerike. Isha shtatzënë, hormonet, fluturova deri në Paris për të..."
*Ne të kuptojmë Kim, por Kris është ikonike*.
Artikuj të sugjeruar: