
Fansat dhe ndjekësit e Britney Spears kanë shprehur shqetësimin e tyre për këngëtaren pasi ajo shpërtheu në lot teksa rrotullohej dhe kërcente në një nga videot e saj të fundit në Instagram.
Klipi nis me këngëtaren që buzëqesh, por në mes të videos, ajo vendos duart mbi fytyrë, fillon të kafshojë buzën dhe sytë i mbushen me lot.
Vieë this post on Instagram
Në Instagram, ajo pranon se "kishte kohë që nuk kishte qarë përpara një kamere".
"Është një çlirim që më duhej prej kohësh. Një përvojë shpirtërore", thotë ajo.
Për më tepër, këngëtarja e ka postuar videon 2 herë.
Edhe pse këngëtarja e 'Toxic' është e qartë se njerëzit po e shohin duke qarë, njerëzit duken të surprizuar.
Dikush thotë se "këto video po bëhen gjithnjë e më të çuditshme".
"Kjo është alarmante. Ajo është e dëshpëruar për ndihmë. Dikush duhet ta ndihmojë", shkroi një përdorues tjetër në Instagram, ndërsa një i tretë komentoi: "E di që fansat e saj do më urrejnë, por kjo video është shenjë e qartë se AJO KA NEVOJë PËR NDIHMË".
Të tjerë kanë argumentuar duke thënë se "të qash dhe të ndash dobësitë e tua është e shëndetshme".
"Nuk ka asgjë më të fuqishme se ta lëshosh veten dhe të qash", u shpreh dikush.
Një tjetër shkroi:
"Bëj gjithçka që të duhet për të shëruar veten, Britney. Ti e meriton!"