
Kur bëhet fjalë për të luajtur "Batman", ka pasur shumë aktorë që kanë veshur pelerinën dhe kapelën ikonë të një prej heronjve më të njohur të librave komikë të të gjitha kohërave.
Këto ditë është Robert Pattinson që vërtitet nëpër Gotham City gjatë natës dhe godet kriminelët, por ka pasur një varg të gjatë yjesh të Hollywood-it përpara tij që e kanë mbajtur këtë rol.

Adam West ishte i pari dhe për disa më i miri, por me kalimin e viteve ka pasur disa aktorë në rol.
George Clooney mori rolin për "Batman & Robin" pasi Val Kilmer nuk u rikthye pas "Batman Forever", por fansat priren ta rendisin performancën si të dobët.
Nuk ndihmon fakti që ai film konsiderohet si një nga filmat më të dobët me superheronj të të gjitha kohërave.
Megjithatë, duke folur në Roybal Film and Television Production Magnet, ylli i filmit tha me shaka se "ai është Batman-i më i mirë që ekziston deri më sot".
Here’s George Clooney, ëho came up ëith idea to launch program that ëas açelerated by Bryan Lourd (the “engine”) and is noë financed in part by every major studio/netëork. Clooney says Hollyëood has long been terrible ëith inclusion but … “ëe aim to change that” ëith Roybal. pic.tëitter.com/zCVBCEf9GD
— Chris Gardner (@chrissgardner) September 14, 2022
Përsëri në batutë e sipër, Clooney tha se "Ben Affleck as nuk krahasohet me të".

Është e qartë nga toni i tij se ai po qesh dhe po tallet pak me veten, por duke qenë se ky është interneti, disa Batfans e kanë marrë seriozisht shakanë dhe kanë filluar të diskutojnë nëse Clooney ishte një superhero i nënvlerësuar.
Burimi: Unilad