Celebrity

Çifti më i ri? Kanye West dhe modelja e famshme!

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2022

Çifti më i ri? Kanye West dhe modelja e famshme!

Kanye "Ye" West po del me modelen e famshme, Candice Swanepoel. 

"Kanye dhe Candice po takohen dhe marrëdhënia e tyre është e re", shprehet një burim. "Ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe janë të lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat deri tani. Janë të lidhur nga moda dhe kreativiteti. Kanye është entuziast për Candice".

Kanye gjithashtu ka bërë repost një story në Instagram, ku shihet çifti përmes një xhami.

Çifti më i ri? Kanye West dhe modelja e famshme!

Përpos marrëdhënies romantike, Kanye dhe Candice po punojnë së bashku për fushatën e re "YZY SHDZ". West ka postuar në Instagram një foto të modeles me kokë të rruar dhe syzet YZY, si dhe një tjetër foto topless të Candice nga i njëjti vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@kanyewest)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@kanyewest)

Candice nuk është modelja e parë që ka rrëmbyer vëmendjen e Kanye. Ai më parë është parë nëpër Francë me Irina Shayk, ka qenë i lidhur me modelen Chaney Jones dhe me aktoren dhe modelen Julia Fox.

Artikuj të sugjeruar: