Pavarësisht interesit të Leo-s dhe aprovimit të babait të Gigi-it për një romancë të mundshme, kjo e fundit mbetet e qartë në qëllimet e saj!
Burime për E!News bëjnë me dije se Hadid nuk është e interesuar fare për të patur diçka seriozë me yllin e filmave.
Ndonëse 47-vjeçari është ka shfaqur hapur pëlqimin dhe interesin e tij ndaj modeles, Gigi s'duket të jetë në të njëjtën linjë me të.
"Leo pyet vazhdimisht miqtë e përbashkët për Gigi-n dhe kërkon ta njohë më shumë. Kanë dalë disa herë, por asgjë më shumë. Hadid nga ana tjetër s'është dhe aq e interesuar për DiCaprio-n. Ajo kënaqet me të, por s'do asgjë serioze."-janë shprehur burimet pranë saj, por në të njëjtën kohë thuhet se aktori është gati për një lidhje serioze.
Sipas tyre, Leo është lodhur nga thashethemet që ka dëgjuar lart e poshtë (se i pëlqen të dalë me vajza 25-vjeçare dhe se mes tij dhe Gigi-it ka shumë kimi.
Lidhja e fundit publike e Gigi-it ishte me Zayn Malik, ish-partneri dhe babai i vajzës 2 vjeçare, Khai-it. Dyshja i dha fund një vit më parë dhe sipas pretendimeve të këngëtarit, shkak për ndarjen e bënë konfliktet me të ëmën, Yolanda Hadid.