Katie Holmes njihet për shumë gjëra: Daëson’s Creek, martesën me Tom Cruise dhe për stilin e saj në të veshur që padiskutim bëhet viral! Katie di të jetë klas, elegante, cool, sportive dhe chic në të njëjtën kohë, pra gjithçka që duam të jemi në përditshmërinë tonë.
Aktorja e bën çdo kombinim të duket i thjeshtë dhe lehtësisht i arritshëm, prandaj nëse ju duhet pak frymëzim për stilin e kësaj vjeshte, keni plot 7 kombinimi për të rikrijuar.
1. Ngjyra dhe printe vjeshtake, kombinuar me çizme të gjata
2.Xhinse dhe xhaketë kur s'keni kohë
3. Blu xhins dhe këmishë e bardhë nëse moti vazhdon të bëjë kapriço
4. Një fustan i trikotuar me atlete
5. Në mbrëmje, një kostum i bardhë do të shkëlqente gjithmonë!
6. Xhinse të gjera, hoodie dhe një çantë në formë traste. Kjo veshje ju lehtëson edhe mendimet për flokët. Thjesht kapini topuz
7.Për të mos u dukur si askush tjetër: një fustan mëndafshi, çizme dhe një pallto/pardesy
Burimi: Who What Wear