Celebrity

Ndjekësit e Kourtney-t dukshëm s’kanë parë një ‘trup gruaje’ me sy dhe ky koment e tregon qartazi!

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2022

Ndjekësit e Kourtney-t dukshëm s’kanë parë një
Photo Credits: Getty Images

Më 18 shtator, themeluesja e Poosh ndau një seri fotosh me të brendshme dhe jo pak njerëz nisën të shkruajnë komente për një shtatzëni të mundshme.

“Një moment mendova se po mbante barkun si nënat shtatzëna”, shkroi një përdorues, me shumë mundësi duke ju referuar fotos së katërt ku Kourtney po mbështet dorën mbi stomakun e saj.

Ndjekësit e Kourtney-t dukshëm s’kanë parë një
Photo Credits: @kourtneykardash/ Instagram

Dikush tjetër komentoi:

“Prit një minutë, më paska shpëtuar shtatzënia e saj?”.

Këtij përdoruesi, Kourtney vendosi t’i përgjigjej:

“Jo, por ‘të paska shpëtuar të shohësh trupin e një gruaje’.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Disa kanë justifikuar komentuesit me faktin se vendosja e dorës në bark të jep përshtypjen e një gruaje në pritje të ëmbël. Megjithatë, asgjë nuk justifikon njerëzit që vazhdojnë dhe komentojnë nëse dikush është apo jo shtatzënë.

Dhe ndërsa komentet për trupat e grave nuk duhet t’u drejtohen asnjë njeriu, komente të tilla mund të jenë veçanërisht shqetësuese për Kourtney-n, duke patur parasysh se ajo ka folur hapur për pëpjekjet për të bërë një fëmijë me bashkëshortin e saj të ri, Travis Barker.

Në mars, u zbulua se çifti po planifikonte të zgjeronte familjen dhe se deri tani, kishin kaluar vështirësi dhe procese jo shumë të këndshme. Kourtney tashmë ndan tre fëmijë me ish-partnerin, Scott Disick, ndërsa Barker ka dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme me Shanna Moakler.

Burimi: Glamour