
Kohët e fundit kur duket se të qenit toksik/e është komercializuar, ka dalë në modë dhe ndoshta edhe po “marketohet”, dëgjojmë të flitet kaq shumë për “red flags” apo flamujt e kuq – ndaj të cilëve duhet të kemi kujdes në një lidhje, si edhe kur jemi duke u njohur me dikë.
Sot, le të flasim për anën tjetër të lidhjeve, atë ku dy njerëz mirëkuptohen dhe dinë si të ruajnë ekuilibrat. Ja 8 “flamuj të gjelbër” të cilët duhet të shihni në një lidhje. Në sa prej tyre e gjen veten marrëdhënia në të cilën ndodhesh?
#1 – Ju respektoni kufijtë e njëri-tjetrit. Pikë.
#2 – Dini të shprehni ndjenjat tuaja, ose jeni duke punuar në mënyrë aktive në aftësinë tuaj të komunikimit.
#3 – Ata të bëjnë të ndihesh sikur jeni në një skuadër. E dini se mund të mbështeteni te njëri-tjetri për çdo gjë.
#4 – I jepni hapësirë njëri-tjetrit për të qenë vetvetja.
#5 – Keni/ruani marrëdhënie të shëndetshme edhe me të tjerët.
#6 – Nëse ata thonë se do të bëjnë diçka, e bëjnë.
#7 – Sjellja e tyre është *e besueshme*. Partneri juaj është i qëndrueshëm në veprimet e tij në përgjithësi.
#8 – Kur jeni me ta, ndiheni mirë edhe me veten tuaj.
Burimi: Self