Khloe është sërish mama! Ajo dhe Tristan Thompson janë bërë prindër të një bebushi, që erdhi në jetë nga nëna surrogate.
Të gjithë momentet më të rëndësishme, familja i ka bërë publike dhe çfarë s'mund të mos bjerë në sy është toleranca e Khloe-s me Tristan!
Në video ajo shfaqet duke thënë se s'mund ta lërë jashtë spitalit partnerin (tradhtar) pasi ky është një nga ato momente që nuk kthehet më.
"Jam kaq mirënjohëse, është dhuratë e mrekullueshme që ne kemi fatin ta kemi. Që nga dhjetori, ka qenë një re e zymtë rreth meje. Çdo ditë ndihesha në depresion dhe e mërzitur dhe tani që im bir është këtu, ndihem sikur jam gati që do të bëj përpara dhe do ta shijoj. Eshtë njësoj sikur të mbyll një kapitull me gjithë traumat e tij dhe ta hedh pas vetes."- dëgjohet të thotë Kardashian.
Ajo shtoi se tani që është nënë e dy fëmijëve, procesi i shërimit do të jetë më i shpejtë dhe se do ta shohë ndryshe jetën. Për gjithë çfarë përshkroi, Khloe i referohet peripecive të errëta që i është dashur të kalojë me Tristan-in dhe tradhtitë e tij në seri.
Khloé dhe Tristan (që tradhtoi Khloe-n dhe u bë baba me një tjetër grua ndërkohë që ishin bashkë) do të bashkëprindërojnë për fëmijët e tyre dhe pse nuk janë çift.
Emri i vogëlushit s'dihet ende, por nisur nga eksperienca me Kylie-n urojmë që me Khloe-n të mos na duhet të presim gjatë.
Burimi: Cosmopolitan