
Komedia e Netflix me Lily Collins, "Emily in Paris", është konfirmuar se do të ketë jo vetëm një sezon të tretë, por edhe një të katërt.
Një vit pasi u zhvendos nga Çikago në Paris për punën e saj të ëndrrave, Emily e gjen veten në një udhëkryq vendimtar në çdo aspekt të jetës së saj. E përballur me dy rrugë shumë të ndryshme, asaj do t'i duhet të vendosë saktësisht se ku qëndrojnë besnikëria e saj - në punë dhe në jetën romantike - dhe çfarë do të thonë këto vendime për të ardhmen e saj në Francë, teksa Emily vazhdon të zhytet në aventurat dhe kthesat befasuese i që siguron jeta në Paris.
View this post on Instagram
Ende nuk dihet shumë për sezonet e reja, por fotot e mëposhtme mjaftojnë për të na futur në botën me shumë ngjyra dhe jo pak drama të Emily-t. Të mos flasim pastaj për veshjet fantastike të personazheve!
#1

#2

#3

#4

#5

#6

#7

#8

#9
#10
Edhe pse nuk ka ende një datë fikse pritet që sezoni i tretë të shfaqet në fund të vitit 2022 ose në fillim të 2023-shit. Ndërkohë, sezoni i katërt pritet të dalë në fund të vitit 2023.
- Duhet të shihni Lily Collins në fotot e fundit: Një rimishërim i ~Audrey Hepburn~
- Martohet ylli i 'Emily in Paris': Aktorja poston fotot e para nga dasma
- ‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë, madje edhe vetë skenaristja e serialit
- Aktorja e 'Emily in Paris' i përgjigjet komenteve negative rreth serialit