Selena Gomez, shumë shpejt do të sjellë një dokumentar për të rrëfyer këndvështrimin e saj mbi betejat e shëndetit fizik dhe mendor.
Seriali do të titullohet “Selena Gomez: My Mind and Me” dhe në të, këngëtarja 30-vjeçare do të tregojë çastet më të vështira të jetës së saj, duke lejuar shikuesit ta shohin nga një prizëm më intim dhe të sinqertë. I gjithë rrugëtimi i saj gjatë 6-vjeçarit të fundit do të shfaqet në këtë dokumentar.
Kjo do të thotë se: ndarja e saj nga Justin Bieber, periudha e rehabilitimit, transplanti i veshkës si pasojë e lupusit, si dhe ribashkimi dhe ndarja e dytë me Justin, për herë të parë do të paraqiten në sytë e publikut.
Në shumë skena, Selena paraqitet duke qarë dhe duke i shprehur me sinqeritet ndjenat dhe situatat lënduese.
Për më tepër, ajo ka folur shpesh për betejat e shëndetit mendor dhe tanimë, përmes “Selena Gomez: My Mind and Me” do të shohim më qartë shumë pjesë nga jeta e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Mënyrat si kujdesen këta personazhe për veten, duhet t'i provoni se s'bën edhe ju!
- Çfarë po ndodh mes Selena Gomez dhe Tyga?
- Selena Gomez na tregoi thonjtë e saj dhe papritur nisi një trend
- Selena Gomez flet për dëshirën për t’u martuar dhe bërë nënë, si dhe shkëputjen nga Instagram-i
- Njerëzit mendojnë se Selena Gomez është lidhur me producentin italian dhe kanë prova