Celebrity

Tani, Behati Prinsloo i jep përgjigjet për tradhtinë e të shoqit përmes veshjeve!

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2022

Tani, Behati Prinsloo i jep përgjigjet për tradhtinë e të

Pas gjithë skandalit dhe akuzave për tradhti që rëndojnë mbi Adam Levine, të gjithë sytë janë mbi gruan e tij, Behati Prinsloo, e cila është shtatzënë për herë të tretë me fëmijën e tij. 

Çifti është parë së fundmi bashkë me vajzën e tyre 5-vjeçare në Santa Barbara, por duke qenë se provat për mesazhe flirtuese (dhe jo vetëm) thellohen, modelja e modelja e Victoria's Secret, Behati Prinsloo, ka nisur të japë mesazhe të koduara edhe përmes veshjes. 

Tani, Behati Prinsloo i jep përgjigjet për tradhtinë e të

Në veshjen e fundit, në bluzën e 34-vjeçares shkruhej "Love" dhe nëpër të gjithë bluzen stampohej një gjarpër. Keni nevojë ende për qartësi situate? 

Tani, Behati Prinsloo i jep përgjigjet për tradhtinë e të

Nëse veshja është një mesazh për të gjithë komentet lart e poshtë, Behati qartazi thotë se ka ende shumë dashuri pavarësisht gjarpërinjve helmues që po përpiqen t'i "prishin harmoninë". 

Nga ana tjetër, 43-vjeçari është akuzuar se ka ngacmuar vazhdimisht përmes mesazheve flirtuese në DM modelen Sumner Stroh. Kjo e fundit është shprehur se është ndjerë e manipuluar nga ylli i muzikës. 

Ndërkohë, për People, burime pranë Prinsloo thonë se ajo është e mërzitur, por çifti po përpiqet t'i zgjidhë gjërat.

“Ai pranoi se ka gabuar dhe është sjellë si idiot. Megjithatë ajo është shumë e mërzitur. Megjithatë, burimi e përshkroi si "100% të përkushtuar ndaj familjes së saj".

Dyshja janë martuar në 2014-ën, janë prindër të dy fëmijëve dhe në pritje të një të treti.

Burimi: Page Six