
Besojmë se tani je përditësuar me skandalin e Adam Levine. Nëse jeton poshtë gurit, po të bëjmë një përmbledhje: Një modele 23-vjeçare akuzoi këngëtarin për tradhti ndaj të shoqes, Behati Prinsloo, e cila është shtatzënë. Adam Levine madje, guxoi t’i thoshte modeles 23-vjeçare (Sumner Stroh) se do t’i vendoste fëmijës që pret me Behati-n, emrin e saj. Më pas, disa gra të tjera, bënë të njëjtën gjë, duke demaskuar këngëtarin dhe mesazhet e tij flirtuese.
Burime pranë këngëtarit thonë se Levine e bën të gjithën këtë sepse i pëlqen vëmendja.
“Pse e bën ai këtë? Sepse i pëlqen vëmendja. I pëlqen më shumë se të tjerëve”, thonë miqtë e tij. Gjithashtu, shtojnë edhe se “asgjë nuk ka ndodhur mes Levine dhe modeles 23-vjeçare dhe (Adam) betohet për këtë”.
Ndërkohë, Levine ka reaguar pas skandalit, duke thënë se e “tejkaloi masën” dhe se kur dërgonte mesazhet, ishte në një periudhë të vështirë në jetën e tij.
Artikuj të sugjeruar:
- Tani, Behati Prinsloo i jep përgjigjet për tradhtinë e të shoqit përmes veshjeve!
- Adam Levine dhe akuzat për tradhti: EmRata ka një mendim mbi situatën (dhe modelen)
- Akuzat për tradhti: Si është qëndrimi i Behati Prinsloo në gjithë këtë rrëmujë?
- Në një video të re, ish-e dashura e Adam Levine, i kërkon falje bashkëshortes së tij!
- Nisur nga skandali i Adam Levine: Si ta kuptosh nëse i dashuri yt u shkruan gocave të tjera?
- Thellohet skandali: Një tjetër vajzë publikon mesazhet me Adam Levine
- “E tejkalova masën”: Adam Levine flet për akuzat për tradhti, pas videos virale
- Videoja virale: Modelja pretendon se Adam Levine tradhtoi gruan me të, por kjo s'është më 'e keqja'