U bë kohë që çizmet coëboy janë në modë sërish, por nëse ka një moment për t'i veshur është fiks ky! Ndonëse duken shumë stil, cool dhe të veçanta, jo gjithmonë është e thjeshtë për t'i kombinuar pasi duhet të përshtaten mbi të gjitha me stilin tuaj.
Gjithsesi, përveç xhaketës së lëkurës dhe xhinseve (kombinim i pagabueshëm) hidhini një sy stileve të tjera dhe gjeni atë që ju përshtatet më shumë.
1.Xhaketë + kanotjere+ fund + çizme të zeza
2. Xhinse të gjera, këmishë me kuadrata dhe çizme lëkurë kafe
3. Këmishë pambuku, fustan i shkurtër dhe çizmet e preferuara!
4. Xhaketë, xhinse dhe çizme me ngjyrë
5. Një fund me pala, pulovër, geta dhe çizme
6. Xhaketë oversize dhe pantallona lëkure
7. Fund treçereksh, këmishë e futur brenda dhe çizmet. Uniforma e kësaj periudhe
Burimi: Who What Wear