Jo domosdoshmërisht duhet të jesh në mes të një ndarjeje që të vendosësh për të prerë baluket. Dhe as në kërkim për ndonjë dashuri të re! Vjeshtë është mjaftueshëm frymëzuese për të bërë një ndryshim kaq chic sa baluket. Aq më tepër kur sheh që të gjitha vajzat e gratë e famsjme nuk ndalojnë së përqafuari këtë prerje.
Nëse e keni me dy mendje dhe po kërkonit për një shenjë, ja ku e keni! Dua Lipa, Bella Hadid, Katie Holmes e shumë të tjera vendosën për prerje me baluke dhe pse të mos e bëni ju?
Shkojnë me vjeshtën romantike, janë lehtësisht të menaxhueshme në shi dhe kombinohen mrekullisht mirë me pardesynë/pallton e preferuar. Tani, po ju lëmë të frymëzoheni pak me prerjet e VIP-ave!
1.Christina Ricci
2. Katie Holmes
3. Dua Lipa
4. Bella Hadid
5.HoYeon Jung
6. Maya Haëke
7.Gabrielle Union
Burimi: InStyle