Celebrity

Khëm-khëm: Ç’është kjo kimi mes Khloe Kardashian dhe yllit të “365 Days”?

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2022

Khëm-khëm: Ç’është kjo kimi mes Khloe

Laura who? Hap rrugën se Khloe Kardashian po vjen!

Dje, kur Kim Kardashian u shfaq në sfilatën e Dolce&Gabanna, në pjesën e spektatorëve po bëhej nami, pasi Khloe Kardashian pati kimi dhe shumë biseda më Michele Morrone, a.k.a, mafiozin e “365 Days”.

Khëm-khëm: Ç’është kjo kimi mes Khloe
@iammichelemorroneofficial/ Instagram

Ndërkohë që Kim mori gjithë vëmendjen në skenë, Khloe dukej shumë e përqendruar te Michelle, pasi vetëm bisedonte me të. Hmm, ja pra ku duket:

Ata u shfaqën shumë të afërt dhe njerëzit menjëherë shprehën mendimet e tyre, duke shpresuar që Khloe ta lërë pas përgjithmonë lidhjen me Tristan Thompson.

“Massimo, të lutem rrëmbeje Khloe dhe bëje të dashurohet me ty për 365 ditë, që të harrojë atë tradhtarin Tristan”, shkruan dikush në TikTok dhe po, jemi dakord. Të lutemi Massimo, bëje!

Me pak fjalë, nuk na kishte shkuar mendja te kjo kimi mes Khloé dhe Michelle, por ja që është shumë tërheqëse.

Artikuj të sugjeruar: