
Kim Kardashian u paraqit dje si surpriza më e këndshme e sfilatës së Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano. Portreti i saj alla Monroe, duke ngrënë spaghetti shoqëroi modelet, ndërkohë që ato prezantonin krijimet e markës së njohur. Dhe gjejeni pak si quhet koleksioni! "Ciao Kim"! Koleksioni u kurua nga Kim, e cila sipas markës u bë njësh me Dolce & Gabbana.
View this post on Instagram
Por, po të kthehemi pas në kohë, rreth 4 vite më parë, Stefano Gabbana e ka cilësuar klanin Kard-Jenner si njerëz “cheap” dhe pa shije, ama, jo më larg se dje, i gjithë klani ishte prezent në shfaqjen e modës, për të mbështetur 41-vjeçaren, Kim Kardashian.

Nga ana tjetër, Kim u duk rrëzëllitëse, me një fustan chic të gjatë dhe modelin e saj të preferuar të flokëve.

Njerëzit menjëherë u hodhën në sulm, duke i rikujtuar Dolce & Gabbana komentet mbi Kim dhe familjen e saj, si dhe duke e akuzuar markën se po përdor familjen më të famshme në botë për të ringjallur emrin (e harruar) të D&G.

Stefano Gabbana është vënë më parë nën shënjestër edhe për komentin e tij mbi Selena Gomez, të cilën e ka quajtur “të shëmtuar”.
Epo, bota portokalle Stefano.
Artikuj të sugjeruar: