Elhaida Dani, e lumtur që më në fund është në Tiranë për të nisur së shpejti rrugëtimin e saj në “Dancing with the stars”, postoi një foto me shampanjë në dorë, por nuk ia mori mendja që shumë njerëz do të shpërthenin në komente jo vetëm të panevojshme, por shqetësuese.
Siç mund ta shihni, komentuesit pas ekranit të telefonit/kompjuterit i japin vetes të drejtën të komentojnë peshën e Elhaidës.
E habitur nga komentet, këngëtarja vendosi të reagonte:
“E para: unë thjesht hodha në trup një veshje që e kam blerë dhe doja ta vishja para se të ikte vera… kujt ia mori mendja gjithë këto gjykime…
E dyta: unë njeri jam, do ndodhë që të marr ca kile e do ndodhë që t’i humbas. Derisa të kem shëndetin kilet le të shkojnë e të vijnë…
Të diel të mbarë.”