Po bie shi dhe gjasat që ditë të tilla të shtohen janë të mëdha. Kjo fjali ndryshe përkthehet: "është sërish koha e streçeve+ pallto" dhe kemi gjithë të drejtën e botës për të mos hequr dorë prej tyre. Sidoqoftë, askush s'do të bëhet i mërzitshëm dhe të veshë çdo sezon po të njëjtën uniformë e nga ana tjetër streçet mund t'ju duken paksa të vështira për t'u kombinuar e për t'u dukur stil.
Në fakt, me përpjekje minimale mund të sajoni disa kombinime interesante dhe mbi të gjitha të rehatshme. Çfarë do të shihni në vijim, janë elementë veshjesh që i çojnë streçet në tjetër nivel.
1. Një këmishë e gjerë
2. Kostum sportiv dhe një pardesy/pallto sipër
3. Një xhaketë e gjerë dhe kambale!
4. Hoodie me kapuç kur s'doni të përpiqeni fare, po fare
5. Një pallto/triko e gjatë me ngjyrë neutrale
6. Kombinimi këmishë-kanotjere
Burimi: Who What Wear