Celebrity

Gerard Pique për komentet e fundit të Shakira-s: 'Po luan viktimën'

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2022

Gerard Pique për komentet e fundit të Shakira-s: 'Po luan
Photo Credits: Marca

Deklaratat e fundit të Shakira-s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mesa duket e kanë shqetësuar këtë të fundit.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur t'u japë shikueshmëri problemeve të brendshme familjare, duket se po ndodh e kundërta dhe situata delikate mes futbollistit dhe këngëtares po ekspozohet gjithnjë e më shumë për publikun.

Në “momentin më të errët të jetës së saj” Shakira ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën ELLE, në të cilën ka folur se si po e përballon ndarjen nga Pique.

Sipas La Vanguardia, intervista e saj nuk është pritur aspak mirë nga futbollisti.

Gjatë gjithë intervistës, krahas diskutimit në lidhje me problemet për fëmijët e tyre, Shakira përmend në mënyrë të veçantë ngacmimet e shtypit në Barcelonë, duke ndikuar në dëshirën e saj për t'u transferuar në Miami.

Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës, sipas burimeve nga Marca.

“Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, u shpreh Shakira për ELLE. “Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja. E vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë. Ishte një akt dashurie.
Falë kësaj, fëmijët e mi arritën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam krijuar këtë lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”.

Njerëz që njohin Pique, nga ana tjetër, thonë se ai ka qenë i pranishëm dhe është kujdesur për familjen e tij, pavarësisht se "si e bëri të dukej Shakira".

Burimi: Marca