
Sezoni i palltove, xhaketave apo xhupave ka mbërritur zyrtarisht! Të paktën, sipas Rihanna-s dhe mesa duket, edhe shiut të Tiranës këtë javë!
Koha këtë vit ka vendosur të freskohet pak më herët se vitet e kaluara, prandaj përgatituni mirë për sezonin dhe filloni të mendoni që tani për xhaketat që do të vishni.
Ndërkohë, këngëtarja është parë së fundmi në New York me partnerin e saj A$AP Rocky në festën e pasdites së Rolling Loud Festival. Me një xhup, fustan të shkurtër dhe çizme të gjata lëkure – Rihanna njoftoi këndshëm se vjeshta ka mbërritur dhe me pak frymëzim, ju mund të dukeni po aq stil sa ajo.
Xhupi sportiv ishte përzierë me elementë të kundërt si bizhuteri me gurë apo çizme me takë. Rezultati? Një veshje aka “bad gal Riri”, por me klas.
Burimi: In Style