
“Dart”, sonda e NASA-s u përplas me sukses, duke goditur asteroidin Dimorphos, i cili kishte përmasat e një stadiumi futbolli. Kjo ndodhi gjatë një prove për të parë nëse mund të devijohej kursi i asteroidit.
IMPACT SUCCESS! Watch from #DARTMIssion’s DRACO Camera, as the vending machine-sized spacecraft successfully collides with asteroid Dimorphos, which is the size of a football stadium and poses no threat to Earth. pic.twitter.com/7bXipPkjWD
— NASA (@NASA) September 26, 2022
Përplasja ndodhu rreth 11 milionë km larg Hënës, me një shpejtësi prej 22,530 kilometrash në orë.
Inxhinierja e misionit “Dart”, Elena Adams shpjegoi se si ndodhi e gjitha, duke e përshkruar përplasjen historike si një lëmsh tmerri dhe gëzimi. “Në të vërtetë, ne nuk e kishim idenë se çfarë duhet të prisnim. Nuk e dinim saktësisht trajtën e asteroidit, dinim vetëm që duhet ta godisnim”.
Tani, shkencëtarët shpresojnë që përplasja të ketë ndryshuar orbitën e asteroidit, por kjo do të bëhet e ditur për një periudhë të shkurtër kohore, e cila përkon me ditë ose javë.