Rikthehemi sërish te Bora dhe Donaldi. Siç mund ta keni parë (sepse po qarkullon kudo), Bora publikoi një foto me Donaldin në Instagram.
“Na lini të kërcejmë,” shkruan ajo shoqëruar me një emoji me zemra. Moderatorja ka bërë tag profilet në Instagram të “Dancing with the stars” dhe “Më lër të flas”.
View this post on Instagram
Donaldi, nga ana tjetër, ka komentuar dy emoji me zemra. Çfarë po ndodh?
Jo, Donaldi nuk do të prezantojë “Dancing with the stars”. Pamja në sfond në foto ngjason me studion e "Më lër të flas". Burime për Anabel zbulojnë se Bora është e ftuara e puntatës së parë të “Më lër të flas”, emisioni i binjakëve Veshaj i cili nis së shpejti.
Jua zgjidhëm edhe këtë dilemë.
- Zbulohet data: Ja kur nis ‘Dancing with the stars’
- Këta janë të gjithë konkurrentët e ‘Dancing with the stars’
- Elhaida Dani postoi një foto dhe nuk ia mori mendja gjithë këto gjykime
- Ilir Shaqiri flet për arsyen e largimit nga Top Channel drejt Tv Klan: ‘E them me keqardhje këtë’
- Zbulohet anëtari i parë i jurisë në 'Dancing with the stars'