Ushtrimet aerobike shoqërohen me një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme, mirëpo deri më tani nuk ishte e qartë nëse stërvitja me pesha mund të kishte efekte të ngjashme. Së fundmi, një studim i madh tregoi se edhe stërvitja e rregullt me ??pesha është e lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme.
Studiuesit e udhëhequr nga akademikë në Institutin Kombëtar të Kancerit në SHBA në Rockville, Maryland ekzaminuan të dhënat për pothuajse 100,000 të rritur që merrnin pjesë.
Studimi zbuloi se të rriturit që raportuan se ushtroheshin me pesha e kishin 9% më të ulët "rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet". Një vëzhgim i ngjashëm u bë për vdekjet nga sëmundjet e zemrës, por nuk u gjet asnjë lidhje midis stërvitjes me peshë dhe vdekjeve nga kanceri.
Të rriturit që raportuan se bënin aktivitet aerobik dhe ngritje peshash të paktën një ose dy herë në javë, u zbulua se kishin një rrezik 41% deri në 47% më të ulët të vdekjes së parakohshme.
Studimi u përqendrua vetëm te peshat, por kishte lloje të tjera të ushtrimeve për forcimin e muskujve, thanë studiuesit, të tilla si pompa, squats, pilates, kërcime tuck dhe burpees.
- Kjo është stërvitja që Victoria Beckham bën kudo ku ndodhet!
- S’ke kohë për stërvitje? Stërvitja në fundjavë mund të jetë zgjidhja, zbulon studimi
- Stërvitja e supermodeles për të pasmet ju merr vetëm 5 minuta dhe duhet ta provoni!
- Një stërvitje 15-minutëshe për ju, nga trajneri personal i Hailey Bieber!
- Kjo stërvitje e shkurtër, do t’ju japë po aq energji sa një filxhan i madh kafeje!
- Përdoruesit e TikTok hanë krispies orizi para stërvitjes – dhe nuk është këshillë e keqe
- Kur duhet të bëjmë kardio, para apo pas stërvitjes?
Burimi: British Journal of Sports Medicine