Fashion News

Kjo veshje e Kim-it është tashmë një kostum Halloween-i

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2022

Kjo veshje e Kim-it është tashmë një kostum Halloween-i

Njerëzit nuk e kanë kursyer ironinë në një kostum të ri për festën e Halloween-it, duke iu referuar Kim Kardashian.

Yandy, kompania e njohur për kostumet e saj të Halloween-it të frymëzuara nga kultura pop, publikoi një version të ri të kostumit të famshëm me ngjitës ku shkruhej Balenciaga, të zbukuruar me fjalët "puno më shumë" (work harder).

Kjo veshje e Kim-it është tashmë një kostum Halloween-i

I titulluar Work Harder (73 dollarë), kostumi kërkon më pak punë sesa pamja e Kim në Javën e Modës në Paris në mars. Në fund të fundit, nuk ju duhet të mbështillni veten me ngjitës, siç bëri Kim.

Kjo veshje e Kim-it është tashmë një kostum Halloween-i

Teksti i referohet deklaratës së yllit të “The Kardashians” e cila në një intervistë për Variety tha: "Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrijeni b*thën dhe punoni. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë.”

Më pas, ajo kërkoi falje për komentet e diskutueshme, duke pretenduar se ato janë nxjerrë jashtë kontekstit.