Shakira është një hap më afër përballjes me gjyqin në Spanjë për mashtrim të dyshuar tatimor kundër Thesarit Publik të Spanjës, sipas një rezolute të publikuar të martën.
Një gjykatës në Barcelonë urdhëroi që çështja të kalojë në gjyq, por ende nuk është caktuar data. Prokurorët spanjollë pretendojnë se Shakira nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat personale dhe pasurinë midis viteve 2012-2014, aktualisht në vlerë 15.8 milionë dollarë, pretendim të cilin ajo e ka mohuar.
Shakira i konsideroi akuzat "të rreme" në një intervistë me revistën Elle në fillim të këtij muaji, duke thënë "Kam paguar gjithçka që ata thanë se kisha borxh, edhe para se të ngrinin një padi.”
Autoritetet spanjolle pretendojnë se ajo ka jetuar në Spanjë mbi 183 ditë në vit midis viteve 2011 dhe 2014, por Shakira e mohoi këtë në intervistën me Elle. Avokatët e saj kanë deklaruar se vendbanimi i saj kryesor gjatë asaj kohe ishte Bahamas.
Prokurorët kërkojnë një dënim me tetë vjet burg, plus gjoba, nëse ajo shpallet fajtore.
- Gerard Pique për komentet e fundit të Shakira-s: 'Po luan viktimën'
- Shakira thyen heshtjen dhe flet për ndarjen nga Piqué: ‘Jashtëzakonisht e vështirë’
- U puth me të dashurën publikisht: Shakira, e inatosur me Pique (por jo për arsyen që mendoni ju)
- Direkt pas ndarjes, kjo është (ndoshta) e dashura e re e Gerard Pique!