Marredhenie

6 lloje bisedash që duhet t’i bëni patjetër me personin e zemrës

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2022

6 lloje bisedash që duhet t’i bëni patjetër me personin e

Ndonjëherë, bisedat mund të jenë të vështira, ama duhet të kryhen patjetër. Cilat janë 6 llojet e bisedave që duhet të bëni me personin e zemrës?

Rreth përkushtimit në lidhje

Është mirë që të flisni për konceptin që ka secili prej jush mbi përkushtimin në një lidhje; si e ndihmoni njëri-tjetrin që të ndiheni të sigurt; cilat janë pritshmëritë, apo limitet që keni.

Rreth menaxhimit të konflikteve

Për çfarë të flisni?

Si komunikoni kur jeni të lënduar; si kërkoni falje; kur duhet të lëshoni pe, apo çfarë ju shqetëson në lidhjen tuaj.

Për intimitetin

Bisedat rreth seksit dhe intimitetit janë shumë të rëndësishme, pasi të gjithë e dimë që seksi është një aspekt i paneglizhueshëm. Flisni për ato që pëlqeni në shtrat, fantazitë, çfarë ju jep siklet, çfarë ju duket seksi te partneri/ja dhe si të merrni më shumë kënaqësi.

Për familjen

Po, duhet bërë si diskutim, duke nisur që nga traditat familjare, raportet me familjet respektive dhe gjërat dhe veçori personaliteti që do të donit të merrnit nga prindërit.

Paratë

Financat, qëllimet e mëtejshme, menaxhimi i tyre, çfarë përfaqëson paraja për secilin prej jush? Nëse mendoni të bashkëjetoni, martoheni, ose edhe thjesht të bëni një udhëtim në çift, mos e injoroni si tematikë.

Ëndrrat dhe vlerat

Që nga besimi fetar, deri te vlerat më të qenësishme, duhet të flisni hapur për to, pasi tregon se cilat janë besimet e përbashkëta dhe ku qëndron lidhja juaj.

Artikuj të sugjeruar: