
Edhe pse Katy Perry publikoi këngën e saj "Dark Horse" gati një dekadë më parë, teksti i këngës po vihet në dyshim dhe këngëtarja po etiketohet si e pandjeshme dhe mosrespektuese nga disa fansa.
"Dark Horse" u publikua në vitin 2013 nga Katy Perry në bashkëpunim me Juicy J. Në një nga rreshtat e tij, reperi përmend vrasësin serial Jeffrey Dahmer, krimet e të cilit tani janë temë në #trend falë serialit të ri të Netflix "Monster: The Jeffrey Dahmer Story".
Çfarë thuhet në tekstin e "Dark Horse"?
Juicy J këndon një varg në "Dark Horse" që thotë: "Ajo është një bishë / Unë e quaj Karma / Ajo ta ha zemrën si Jeffrey Dahmer".
Jeffrey Dahmer ishte një vrasës serial që mori jetën e 17 personave midis 1978 dhe 1991 në zonën e Milwaukee. Ai vrau burra dhe djem dhe madje pranoi se kishte ngrënë mishin e disa prej viktimave të tij pasi i copëtoi, duke fituar pseudonimin e Përbindëshit të Milwaukee ose Kanibalit Milwaukee.
Në mediat sociale, disa përdorues e quajtën këngën e Perry-t si mungesë respekti, dhe të tjerë thanë se Juicy J ishte "i sëmurë" për shkak se ka bërë që edhe fëmijë të vegjël të këndojnë këngën e tij.
Sidoqoftë, ndoshta për shkak të influencës së saj, njerëzit po kritikojnë më shumë Katy Perry-n.
Megjithatë, ajo s'është e vetmja këngëtare e cila po komentohet së fundmi.
Edhe Kesha, në një nga këngët e saj përmend vrasësin në këngën e saj "Cannibal".
Njerëzit thonë se këngëtaret duhet të kërkojnë falje që kanë bërë të duken romantike, veprimet e një vrasësi serial.
Burimi: Fox News, Marca