Celebrity

Një propozim sekret dhe një refuzim: Ç’ka ndodhur mes Tristan dhe Khloé?

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2022

Një propozim sekret dhe një refuzim: Ç’ka ndodhur mes
Getty Images

Në episodin e radhës në “The Kardashians”, Khloé i rrëfeu Kim-it një ngjarje ekskluzive: Tristan i paska propozuar në mënyrë sekrete rreth 1 viti më parë, por ajo jo vetëm e ka refuzuar, por e ka mbajtur të fshehtë edhe nga pjesa tjetër e familjes.

Ky rrëfim u zbulua fillimisht nga Kim, ndërsa ato po diskutonin pasojat e skandalit të tradhtisë së Tristan. “Fakti që ai të propozoi dhe ti nuk na tregove kurrë”, i tha Kim së motrës. “Unë e pyeta më vonë dhe ai (Tristan) tha "oh, e bëra para një muaji, nuk ju tha?”, referuar faktit që Khloé e kishte mbajtur të fshehtë propozimin.

Khloé, nga ana tjetër rrëfeu arsyet e saj pse nuk e pranoi propozimin, të cilat me thënë të drejtën, bëjnë shumë sens. “Unë mendova se më duhet të sigurohem që kjo është një marrëdhënie totalisht e ndryshme (referuar tradhtive të mëparshme), sepse dua të jem krenare kur të them që jam e fejuar me të. Kjo është arsyeja pse i thashë se nuk ndihesha rehat që ta pranoja në atë moment propozimin dhe nuk isha fare e emocionuar që t’jua tregoja”, shtoi ajo.

Por ç’tha Kim? Nëse dikush do t’i kërkonte të martohej me të, do të thoshte po, sepse do të ndihej shumë keq.

*Kjo shpjegon shumë gjëra*.

Artikuj të sugjeruar: