TV Mania

Flori Gjini largohet nga Top Channel: Ja ku do ta shohim moderatorin

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Flori Gjini largohet nga Top Channel: Ja ku do ta shohim moderatorin

Moderatori Flori Gjini është larguar nga Top Channel në fillim të sezonit televiziv.

Prej pak kohësh, nëpër media aludohej se nuk do të ishte më pjesë e Top Channel, gjë që u konfirmua nga vetë ai në Instagram. Flori njoftoi se do të jetë pjesë e Euronews Albania. “Shihemi pas pak,” shkroi ai.

Flori Gjini largohet nga Top Channel: Ja ku do ta shohim moderatorin

Sipas Kryefjala.com, Flori ishte në negociata me drejtuesit e Top Channel, por siç duket nuk ka rënë dakord. “Ditë të egra, por i qetë! E vërteta nuk negocion,” shkroi ai në Instagram si mbishkrim në një foto.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Gjini (@florigjiniii)

Gjini ka moderuar më parë “Pushime on top”, rubrika në “E diell”, V-Room në “The Voice Kids” dhe së fundmi “Shqipëria live” krah moderatores Erjona Rusi.