“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në...kinema,” shkroi moderatorja Arbana Osmani në Instagram, ku njoftoi se do të luajë një rol të vogël në filmin që pritet të transmetohet së shpejti, “Sofia”.
[Eduardi] kishte filluar punën për filmin, kishte shkruar skenarin, po definonte gjithë gjërat e tij dhe vjen një ditë dhe më thotë: ‘Kam menduar që të luash edhe ti te filmi im’. Qesha. Thashë: ‘Unë? Po unë s’jam aktore. Ku di unë të luaj?!’.” – thotë ajo në video.
View this post on Instagram
“Sofia” ka si fabul historinë e një vajze të re serbe që viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë luftës. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie "të pamundur" midis dy kombeve të ndarë nga lufta.
View this post on Instagram
Filmi është vlerësuar me dy çmime në Falcon International Film Festival në Londër, “Filmi më i mirë” dhe “Regjisori më i mirë”.
View this post on Instagram