Kinema & TV

Jeffrey Dahmer: Intervista dhe video reale të një prej vrasësve më famëkeq në histori

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Jeffrey Dahmer: Intervista dhe video reale të një prej vrasësve

Së fundmi, të gjithë po flasin për Jeffrey Dahmer. Siç mund ta dini, Netflix pulikoi serialin “Monster: The Jeffrey Dahmer story” ku Evan Peters luan vrasësin serial dhe gjithashtu njoftoi një dokumentar për krimet e tij, i cili do të publikohet muajin e ardhshëm, “Conversations with a killer: The Jeffrey Dahmer tapes”

Pas publikimit të serialit, njerëzit kanë gjetur klipe dhe intervista të vjetra me vrasësin serial. Një intervistë në veçanti zhvillohet me Jeffrey-n në burg dhe ai flet për krimet e tmerrshme.

Jeffrey Dahmer vrau 17 djem midis viteve 1978 dhe 1991, duke e bërë atë një nga vrasësit serialë më famëkeq në histori. Ai shpesh i joshte viktimat në banesën e tij, i drogonte dhe i vriste. Ai ishte kanibal dhe hëngri një numër pjesësh trupi nga viktimat.

Kur u pyet se çfarë donte nga viktimat, Dahmer tha se donte t'i "kontrollonte" dhe "t’i zotëronte përgjithmonë". Ai tha se nuk i vriste njerëzit sepse ishte "i zemëruar" ose "i urrente ata", por përkundrazi sepse donte t'i "mbante me vete". “Është një proces, nuk ndodh brenda natës. Kur depersonalizon një person tjetër dhe e shikon atë si një objekt, duket se është më të lehtë të bësh gjëra që nuk duhet t'i bësh,” ka thënë ai.

Kur policia e Milwaukee hyri në banesën e 31-vjeçarit në korrik të vitit 1991, gjeti një frigorifer me koka njerëzish, kafka, kocka dhe mbetje të tjera në gjendje të ndryshme dekompozimi. Dahmer rrëfeu akte të paimagjinueshme të nekrofilisë (tërheqje seksuale ndaj një trupi të vdekur) dhe kanibalizmit.

Intervistat dhe video të tjera: