Marredhenie

Çfarë do të thotë 'të sillesh si burrë' në një marrëdhënie?

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Çfarë do të thotë 'të sillesh si

Dashur pa dashur, shoqëria i ka ngarkuar burrave pritshmërinë e të qënit ata "të vështirët", "të fortët" dhe "të egrit" në një marrëdhënie, veçanërisht ato romantike. Pyetjet që djemtë/burrat bëjnë më shpesh gjatë terapisë me psikologët janë këto:

-Unë s'jam edukuar që t'i shpreh ndjenjat e mia. A do të jem ndonjëherë në gjendje për të jem vulnerabël me partneren time?

-Si mund të jem unë burrë nëse shfaq hapur dobësitë e mia emocionale?

-Unë supozohet të jem shtylla e familjes. Si mund ta shpreh unë ankthin që ndjej?

Në fakt, duhet shumë kurajo për të folur në lidhje me çështjet që shkojnë kundër normave që shoqëria i ka vendosur gjinive, por çfarë do të thotë të jesh vërtetë burrë në lidhjen tënde romantike?

1. Përqafojini pasiguritë dhe ndjeshmërinë emocionale

Nga studime të shumta psikologjike, është arritur në përfundimin se është shumë e rëndësishme të shprehësh emocionet dhe ndjenjat edhe atëherë kur ndihesh jo-rehat apo komod për ta bërë. Të jesh autentik, pra versioni yt më origjinal e bën jetën më kuptimplotë dhe është një nga faktorët që ka më shumë gjasa t'ju çojë drejt lumturisë.

Pra, në vend që të mendoni se shprehja e emocioneve është shenjë dobësie apo se ju bën më pak burra, kuptoni që duke mos e sforcuar ndjeshmërinë rrisni fuqinë tuaj.

2. Investoni në lidhjen tuaj

Lidhjet romantike kërkojnë përpjekje dhe vëmendje të vazhdueshme. Njësoj si financat ju duhet të investoni në mënyrë aktive dhe të depozitoni vazhdimisht që lidhja juaj të rritet. Mësoni si të menaxhoni stresin. Kërkoni për "ringjalljen" e xixave edhe nëse ato janë zbehur. Bëni takime dhe surprizojeni partneren duke i dhuruar kohë cilësore më shpesh. 

3. Edukojeni veten në lidhje me normat gjinore

Mësojeni dhe stërviteni veten në mënyrë që shprehja e emocioneve të mos ju shkaktojë parehati. Çlirohuni duke hequr dorë nga mitet. Normat shoqërore vijnë me pasoja prandaj mos i lejoni të ndikojnë në lidhjet dhe jetën tuaj. Nuk ka një komunikim intim nëse nuk ka ndjeshmëri nga të dy palët. Vetëm kjo mund t'ju përmbushë.

Burimi: Psychology Today