Besojmë se nuk do të jetë shumë e largët koha kur Kylie Jenner dhe Travis Scott të zbulojnë publikisht emrin e vogëlushit të tyre! Të paktën këtë shpresojmë. Për ju që e keni humbur, Kylie u bë nënë për herë të dytë në 2 shkurt dhe emri që prezantoi fillimisht ishte Wolf Jacques Webster.
Në shtator ata thanë se emri i djalit vazhdonte të ishte Wolf në pasaportë, por s'është ky emri të cilët prindërit kanë zgjedhur për të. Cili është do të pyesni ju?!
Epo Jenner s'është ende gati ta bëjë këtë dhe kërkon të mos e presiononi më! Çfarë dihet me siguri është se emri i radhës nuk do të jetë emër kafshe.
"Ne s'kishim një emër kur ai lindi. Mendova se do t'ja vendosnim sapo ta shihnim. Nuk ndodhi kështu, por jemi ndjerë të presionuar për t'i vendosur një emër. Isha shumë e presionuar dhe duhej të zgjidhja një emër. Tani duhet t'ja ndërroj."- u shpreh Kylie gjatë "The Late Late Shoë With James Corden."
Edhe Kim Kardashian, tha gjatë një interviste të kohëve të fundit se t'i vendosësh një emër fëmijës është një nga gjërat më të vështira të jetës.