Social Buzz

Pse jemi kaq të ‘magjepsur’ pas vrasësve serialë?

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Pse jemi kaq të ‘magjepsur’ pas vrasësve serialë?
Photo Credits: Netflix

Thuajse të gjithë thonë se i përbuzin vrasësit serialë, megjithatë, po këta njerëz shpesh e gjejnë veten duke dëgjuar një podcast ose duke parë një dokumentar mbi vrasës dhe krime të vërteta. Cila është psikologjia pas kësaj sjelljeje të çuditshme?

Magjepsja jonë me vrasësit serial është pjesë e një tendence më të gjerë e njerëzve që intrigohen nga situata të rrezikshme.

Për të kuptuar më mirë, së pari duhet të kuptojmë marrëdhënien tonë evolucionare me grabitqarët. Shmangia e një grabitqari është një aftësi thelbësore për shumicën e kafshëve. Megjithatë, grabitqarët nuk janë gjithmonë në kërkim të një vakti. Nëse një grabitqar nuk është i uritur, nuk është në interesin më të mirë të grabitqarit të ndjekë gjahun. 

Preja shpesh jeton në afërsi të grabitqarëve të tij. Por, për shkak se grabitqarët nuk janë gjithmonë të uritur ose në gjueti, është në interesin më të mirë të gjahut që të jetë në gjendje të identifikojë kur një grabitqar është i uritur ose kur gjuan. Një mënyrë për të mësuar se kur grabitqari është duke gjuajtur është të inspektoni grabitqarin nga një distancë. Kjo i lejon gjahut të mësojë më shumë se si duket grabitqari, cilat janë zakonet dhe gjendja e tij.

Nëse zebrat apo gazelat do të vraponin gjithmonë kur shihnin një luan, do të lodheshin. Kjo do t'i vinte në rrezik edhe më të madh. Në vend të kësaj, këto kafshë u kushtojnë vëmendje të madhe grabitqarëve dhe mësojnë se si t'i identifikojnë ata dhe motivet e tyre. 

Të mësuarit për grabitqarët është po aq e rëndësishme për njerëzit sa është për kafshët e tjera dhe kjo ishte veçanërisht e vërtetë gjatë kohës evolucionare. Thënë këto, ne përpiqemi të mësojmë rreth vrasësve, sepse kjo na ndihmon të dimë se si t'i shmangim në mënyrë më efektive.

Pyetjet që duam të dimë për vrasësit serialë na intrigojnë sepse godasin diçka thellë në natyrën tonë shtazore – nevojën për të shmangur grabitqarin. Pyetjet tona nuk janë aq të ndryshme nga ato të zebrës,

Ne shohim triller, horror dhe histori me krime të vërteta pikërisht sepse këto zhanre ofrojnë një mënyrë për të mësuar rreth kërcënimeve. 

Burimi: Psychology Today